Nebih Muriqi
Magjistër i artit figurativ
Lindi më 1943 në Novosellë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Artit) në Pejë. Akademinë e Arteve Aplikative e kreu në Beograd më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtën akademi në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1972 me temën:”PIKTURIMI MONUMENTAL NË ARKITEKTURËN BASHKËKOHORE”(sr). Mr. Nebih Muriqi specializoi në Paris. Ka organizuar ekspozita personale dhe kolektive me karakter Krahinor, Republikan në vend dhe jashtë. Mr. N.Muriqi merret edhe me krijimtari letrare, (poezi e prozë) dhe ka të botuara disa vëllime të shkruara prej vitit 1965 e këndej.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.