← Shfleto

Ndue Bytyçi

Magjistër i filologjisë

Lindi më 1847 në Bytyç të Shkodrës, por ka prejardhjen nga Kosova. U shkollua në Kolegjin Papnor të Shkodrës dhe u bë prift, shërbeu në Pejë, Prizren, Gjakovë e vise të tjera të Kosovës, mandej punoi edhe si mësues në shkollat e Dioçezës së Shkupit dhe të Pejës. Ndue Bytyçi pos veprimtarisë fetare e arsimore u mor edhe me shkrime letrare, ku e njohu mirë letërsinë klasike dhe gjuhësinë. Është përkthyesi i parë i “PSALMEVE TË DAVIDIT” në gjuhën shqipe. Kjo ka një vlerë të madhe letrare, gjuhësore dhe shkencore (edhe pse nuk është botuar). Ndue Bytyçi shkroi edhe shumë vjersha, si: vjershën Memleqeti(atdheu) e botuar më 1887 në Shkodër. Ky është poeti i parë në gjuhën shqipe që lëvroi edhe tingllimën (sonetin), megjithë këtë shumë vjersha(punime) të tij mbetën të pabotuara, në dorshkrim. Ndue vdiq në Sarajevë më 1917.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.