← Shfleto

Ndoc Rakaj

Magjistër – iktiolog

Lindi më 1923 në Shirokë të Shkodrës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kre në Shkodër. Studimet e larta i bëri në Institutin e Peshkimit të Moskës ku diplomoi si Iktiolog më 1953. Ku i kreu edhe studimet pasuniversitare në këtë Institut të Moskës, po këtu u magjistrua më 1964 dhe mori gradën “Kandidat i shkencave”, më 1972 i ipet thirrja “Bashkëpunëtor i vjetër shkencor”, kurse më 1986 i jipet thirrja “Punëtor i shquar shkencor”. Prej vitit 1945 e deri sa doli në pension ka kryer detyra shtetërore me rëndësi në Shkodër, ka qenë edhe shef i Kabinetit të Iktiologjisë në Seksionin e Kërkimeve të Durrësit. Mr. Ndoc Rakaj ka dhënë kontribut jo të vogël kërkimor-shkencor në Sektorin e Peshkimit në Shqipëri. Ishte autor i shumë punimeve të rëndsishme shkencore për peshkim e për akuakulturë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.