Ndoc Kamsi (Anton)
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1904 në Shkodër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin e filloi në Grac dhe e kreu në Freysad të Austrisë. Studimet i kreu në Fakultetin Filozofik-Dega Linguistikë më 1930 në Austri dhe u doktorua po në këtë fakultet në qershor të vitit 1930 me temën: ”MBI MBIEMRAT DËFTOR NË VEPREN E GUY DE MOPPASAN”(gj). Dr. Ndoc Kamsi pas doktorimit u kthye në atdhe dhe u bë mësimdhënës në Shkollën Normale të Elbasanit, mandej në Liceun e Gjirokastrës, në Gjimnazin Shtetëror të Tiranës, kurse më 1939 u kthye në qytetin e lindjes dhe u emrua mësues i historisë, gjeografisë dhe latinishtes në Gjimnazin e Shtetëror të Shkodrës. Pas pensionimit e la Shkodrën dhe jetoi në Tiranë, deri në vdekje në vitin 1977.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.