← Shfleto

Nazmi Koçi

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në prill të vitit 1947, banon në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë, e kreu në Tiranë më 1969. Ka dhënë provime pasuniversitare të gjuhës të huaj, filozofi, ortopedi, stomatologji, ortodonci kirurgjike stomatologjike. Është specializuar në Klinikën e Stomatologjisë të Universitetit të Tiranës. U specializua privatisht në Itali. Në maj të vitit 1999 e mori gradën “Doktor i Shkencave Mjekësore”. Dr. Nazmi Koçi ishte mjek në rrethin e Dibrës, dhe përgjegjës i Seksionit të Shëndetësisë të Rrethit të Dibrës, punonjës i Ministrisë së Shëndetësisë. Ka punuar si mjek në një klinikë private të Romës, mjek në Klinikën private të Tiranës. Ishte pedagog i jashtëm në Fakultetin e Mjekësisë të Tiranës. Dr. N.Koçi është autor i mëse 50 punimeve shkencore, 11 prej tyre janë botuar jashtë vendit. E ka të botuar një tekst dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.