Nazmi Dafa
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog
Lindi në mars të vitit 1944 në Kuçovë. Aty i kreu mësimet e para dhe të mesmet. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1966, më 1994 e kreu edhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Kimisë. Në vitin 1986 në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës e mbrojti disertacionin me temën: ”VLERËSIMI DHE RRITJA E SASISË SË PËRCAKTIMIT TË PARAMETRAVE PËR LLOGARITJEN E REZERVAVE TË NAFTËS E GAZIT NË KOLEKTORIN TIRIGJEN”. Dr. Nazmi Dafa së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës Marizë-Patos, mandej në Institutin e Naftës dhe të Gazit në Fier, pastaj pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Ishte zv/dekani i këtij fakulteti. Ka qenë në specializim në Francë. Është marrë me studimin e zonave të naftë - gazmbajtëse dhe rezultatet e studimeve i paraqiti në 18 artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.