← Shfleto

Naum Tole

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1938 në Frashër të Fierit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Fier. Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Kimi teknologjike, e kreu në Tiranë më 1965. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1999 me temën: ”NDIKIMI I UJRAVE SHOQËRUESE TË NAFTES NË NDOTJEN E UJRAVE SIPËRFAQËSOR NË RAJONIN E FIERIT”. Dr. Naum Tole së pari punoi si dispeçer në Uzinën e Plehrave azotike të Fierit, specialist në Departamentin e Pëpunimit të Naftës, specialist në Kabinetin e Gjeokimisë në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Është marrë me probleme të gjeokimisë në vendburimet e naftës, me problemet e ndotjes së mjedisit nga nafta dhe nga produktet e saj. Ka disa studime për naftën dhe për mbrojtjen e mjedisit.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.