← Shfleto

Nasir Selimi

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në gusht të vitit 1958 në Gostivar. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në janar të vitit 2000 me temën: ”TRANSICIONI NË VENDET ISH SOCIALISTE DHE PËRFSHIRJA E TYRE NË INTEGRIMIN NDËRKOMBËTAR. Mr. Nasir Selimi doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në janar të vitit 2003 me temën:”DETERMINANTAT THEMELORE TË PROCESIT TË GLOBALIZIMIT DHE TË KRIJIMIT TË RENDIT TË RI BOTËROR”. Dr. Nasir Selimi së pari punoi në kombinatin “Gorni Prollog” në Gostivar si ekonomist pastaj edhe udhëheqës i Shërbimit për Plan dhe Analizë, ka qenë kryetar i Shoqatës së Ekonomistëve dhe nënkryetar i kuvendit komunal të Gostivarit. Ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.