← Shfleto

Naser Ramadani

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në gusht të vitit 1960 në Corroticë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Preshevë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1989 me temën: ”KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE TË PERZISTIMIT TË KOLLËS SË BARDHË NË KOSOVË”(kr). Mr. Naser Ramadani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të vitit 1993 me temën: ”KARAKTERISTIKAT EPIDEMIOLOGJIKE DHE SEROLOGJIKE TË HEPATITIT B NË KOSOVË”. Dr. Naser Ramadani së pari u punësua si mjek në Institutin Krahinor të Shëndetësisë Publike në Prishtinë, ku më 1984 u zgjodh asistent i lëndës së epidemiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te profesor inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. N.Ramadani specializimin e filloi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës dhe e vazhdoi në Zagreb. Tash punon në Institutin kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka qenë drejtor i Departamentit të Epidemiologjisë, ishte edhe kryetar i Akademisë së Mjekësisë në Kosovë. Dr. N.Ramadani ka marrë pjesë në shumë konferenca e simpoziume në vend dhe jashtë vendi, ka të botuara 35 punime shkencore në vend dhe jashtë, ka 5 tekste universitare dhe ka marrë pjesë në shumë projekte shkencore në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.