← Shfleto

Naser Lajçi

Doktor i shkencave teknikemakinerisë

Lindi në tetor të vitit 1962 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në Prapaçan, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1985. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1996 me temën: ”HULUMTIMET E FAKTORËVE TË CILËT NDIKOJNË NË OPTIMIZIMIN E LINJËS SË TELEFERIKUT”. Mr. Naser Lajçi doktoroi në të njejtin fakultet në Prishtinë në korrik të vitit 2006 me temën: ” MODELIMI I PROCESEVE TË MOTORIT DIZEL SHUMËCILINDRIK ME FRYERJE ME PËRDORIMIN E PAKETEVE BASHKËKOHORE SOFTVERIKE”. Dr. Naser Lajçi në fillim u punësua si konstruktor në Fabrikën e Pompave me piston në Deçan, më 1987 u pranua asistent i vizatimit teknik në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, kurse në Degën e Elektroteknikës asistent i vizatimit teknik me gjeometri deskriptive dhe bazat e makinerisë. Prej vitit 1998 ligjëron lëndën Makinat e xehetarisë dhe ndërtimtarisë. Ka të botuara 2 tekste ligjërata të autorizuara dhe 2 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.