Naser Kabashi
Magjistër i shkencave teknike – ndërtimarisë
Lindi në shtator të vitit 1962 në Gurakoc të Burimit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë. Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës e kreu në Prishtinë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1996 me temën: ”STABILITETI I SISTEMEVE RAM SIPAS ANALIZAVE JOLINEARE”(kr). Mr. Naser Kabashi punoi në NN “Mirusha” të Klinës, më 1988 u pranua në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Prishtinës së pari si asistent e më vonë edhe ligjërues. Mr. N. Kabashi ka të botuara 6 punime profesionale dhe 6 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.