Naser Ferri
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në janar të vitit 1955 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Arkeologjisë - e kreu në Zagreb më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Zagreb, kurse magjistroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në mars të vitit 1987 me temën: ”STATUSI SHOQËROROEKONOMIK I TË LIRUARVE NË PROVINCËN ROMAKE MEZIA E EPËRME”. Mr. Naser Ferri doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”MONUMENTET USHTARAKE TË PERIUDHËS ROMAKE NË MEZI TË EPËRME”. Dr. Naser Ferri që nga viti 1979 punon në Institutin Albanologjik - Dega e Historisë, Sektori i Arkeologjisë. Ka qenë në specializim në Itali e Gjermani, ka të botuara 90 punime shkencore të lëmit të ngushtë (histori-arkeologji) dhe 2 monografi. Tash është bashkëpunëtor shkencor në Institut dhe prof. ordinar i Mitologjisë dhe i gjuhës latine në Fakultetin Filozofik të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.