← Shfleto

Naim Karaj

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në mars të vitit 1954 në Bulqizë. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në Bulqizë, kurse Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1977, dhe po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1999 me temën: ” STUDIMI MINERALOGJIK I XEHERORËVE TË KROMIT QË FUTEN PËR PASURIM NË FABRIKËN E BULQIZËS”. Dr. Naim Karaj së pari punoi si inxh.gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës, mandej u specializua në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Si specialist punoi në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. U mor me kërkimin e Kromit. Rezultatet e hulumtimit i paraqiste në referate dhe në kumtesa por edhe si bashkautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.