← Shfleto

Naim Imeraj

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në gusht të vitit 1964 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Energjetikës e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në prill të vitit 2000 me temën: ”DIRIGJIMI VEKTORIAL I NGASJEVE ELEKTROMOTORIKE ME MOTOR ASINKRON”. Mr. Naim Imeraj së pari punoi si inxh. i elektroteknikës në Pejë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.