Nail Reshidi
Doktor i shkencavetë ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1962 në Grnçari të Resnjes-Prespë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1985, doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në korrik të vitit 1996 me temën: ”ANALIZA KOMPARATIVE E NDËRLIDHËSHMËRISË NË MES REKLAMËS DHE SHITJES PERSONALE SI FORMA KRYESORE TË PROMOVIMIT NË SHQIPËRI, MAQEDONI DHE KOSOVË”. Dr. Nail Reshidi që nga viti 1988 punon në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në fillim si asistent, kurse tash është docent i Bazave të marketingut. Njëkohësisht ligjëron lëndën Kërkimi i tregut në Fakultetin Ekonomik të Tetovës, dhe në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës. Dr. N. Reshidi ka të botuara 2 tekste universitare si autor e bashkautor dhe disa punime shkencore dhe ka marrë pjesë në disa tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.