← Shfleto

Nail Draga

Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi më 1957 në Sukobinë të Anës së Malit Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) në Ulqin. FSHMN-Dega Gjeografi e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku magjistroi në Prill të vitit 1988 me temën:”?“(kr). Mr. Nail Draga ka doktorua në F. Sh. N në Tiranë në dhjetor të vitit 1999 me temën: ” NDRYSHIMET SOCIOGJEOGRAFIKE TË VENDBANIMEVE NË HAPËSIRËN ULQIN - TIVAR”. Dr. Nail Draga më 1983 u zgjodh asistent i gjeografisë nacionale në Katedrën e Gjeografisë të FSHMN në Prishtinë, mandej u zgjodh ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. N. Draga ka të botuara më tepër se 100 punime njësi biblografike dhe një tekst shkollor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.