← Shfleto

Nahid Ipçiu

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi më 1945 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1975 me temën: ”KOSOVA DHE VENDET FQINJE NE TREGTINË NDËRKOMBËTARE NË MES VITEVE 1878-1903”(sr). Mr. Nahid Ipçiu në fillim punoi si prof. i historisë në Gjimnaz të Prizrenit. Më 1971 u zgjodh asistent i historisë së popujve të Jugosllavisë në Katedrën e historisë të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, ku aktualisht është ligjërues i lëndës historia e Ballkanit II. Ka të botuara 2 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.