← Shfleto

Nagip Berisha

Magjistër i artit – pikturës

Lindi në dhjetor të vitit 1954 në Kryshec të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Artit) në Pejë. Fakultetin e Artit-Drejtimin e Pikturës, e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën ”LEGJENDA E PIKTURËS”. Mr. Nagip Berisha është anëtar i SH.A.F. të Kosovës, ka marrë pjesë në dy ekspozita individuale dhe në 30 ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë. Mr. N.Berisha është ligjërues i lëndës së Pikturës në Fakultetin e Arteve të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.