← Shfleto

Nafi Jashari

Magjistër i artit – grafikës

Lindi në nëntor të vitit 1957 në Negotinë të Gostivarit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Shkollën e mesme të Artit e kreu në Novi Sad. Fakultetin e Arteve-Dega e Grafikës e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1999 me temën:”QËNDRESA”. Mr. Nafi Jashari ka punuar si prof. i artit figurativ në shkollat e Gostivarit, si themelues dhe prof. i Akademisë së Arteve të Bukura në Tetovë, ku ka qenë prodekan dhe dekan. Ka organizuar ekspozita personale dhe kolektive në Gostivar, Tetovë, Prizren, Tiranë, Shkup si dhe në Luksemburg. Tash është ligjërues i Fakultetit të Arteve të Bukura në Tetovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.