← Shfleto

Myrvete Paçarada

Doktor shkencash të mjekësisë

Lindi në gusht të vitit 1954 në Besianë. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Prishtinë, aty e kreu edhe Shkollën e Mjekësisë, mandej po aty e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1998 me temën: ”NDIKIMI I PARITETIT DHE I PROMISKUITETIT NË PATOLOGJINË E QAFËS SË MITRËS”(kr). Mr. Myrvete Paçarada doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 2001 me temën: ”NDIKIMI I KUSHTEVE SOCIOEKONOMIKE NË PARAQITJEN E MENARKES NË KOSOVË”. Dr. Myrvete Paçarada së pari punoi si mjeke në Shtëpinë e Shëndetit në Prishtinë, kurse prej vitit 1983 punon në Klinikën Gjinekologjike-Obstetrike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 27 punime profesionale dhe 3 punime shkencore si autor-koautor. Tash është ligjëruese e Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.