Myrvete Badivuku-Pantina
Doktor e shkencave të ekonomisë
Lindi në gusht të vitit 1956 në Vushtrri. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1980, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në mars të vitit 1991 me temën:”BAZA E RIORJENTIMIT TË STRUKTURËS EKONOMIKE TË KOSOVËS DHE TEJKALIMI DISPROPORCIONEVE EKZISTUESE”. Mr. Myrvete Badivuku-Pantina doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 2000 me temën: ”KORPORATAT MULTINACIONALE DHE ROLI I TYRE NË KRIJIMIN E RENDIT TË RI BOTËROR”. Dr. Myrvete Badivuku-Pantina së pari punoi si ekonomiste në SHKSH në Mitrovicë - analiste, kurse me 1983 është pranuar asistente për lëndën Ekonomia politike, mandej ligjëruese e kësaj lënde në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës, ku edhe tash punon. Ka ndjekur disa seminare në vend dhe jashtë vendi, ka bërë specializime në Shqipëri, SHBA, Itali, Holandë, ka disa punime shkencore të botuara si dhe i është botuar teza e disertacionit.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.