← Shfleto

Myrvet Durguti

Magjistër i shkencave kimiko – teknologjike

Lindi në qershor të vitit 1948 në Rahovec. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin e SHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Dega e Inxhinierisë Kimike drejtimi organik në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1979. Mr. Myrvet Durguti në fillim punoi si kimist në industrinë e Përpunimit të Masave plastike në (“18 Nëntor”) të Rahovecit, në zhvillimin teknologjik të procesit të prodhimit, kurse më vonë në Fabrikën ”Technoremont” po aty, mandej punoi në drejtorinë e Arsimit të Komunës së Rahovecit. U zgjodh asistent e ligjëruese e lëndës Kimia organike në FSHMN të Prishtinës. Më në fund punoi si kryeshef ekzekutiv i Komunës së Rahovecit dhe u detyrua ta lë punën për shkaqe shëndetësore ku pas një kohe edhe vdiq më 2005.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.