← Shfleto

Myqereme Rusi

Doktor e shkencave të psikologjisë

Lindi në maj të vitit 1958 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Psikologjisë e kreu në Shkup më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Tiranës, dhe doktoroi në të njëjtin fakultetit të Tiranës në qershor të vitit 1997 me temën: ” ANKTHI DHE NDIKIMI I TIJ NË SHPEJTËSINË E TË MENDUARIT TE NXËNËSIT SHQIPËTARË”. Dr. Myqereme Rusi punoi si psikologe në Qendrën Mjekësore të Ferizajt, në Universitetin e Prishtinës dhe në atë të Tetovës si ligjruese e lëndës së Psikologjisë dhe ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe specializime të shkurtra, aktualisht është ligjëruese e psikologjisë në Universitetin shtetëror të Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.