← Shfleto

Myqerem Tafaj

Doktor i shkencave të bujqësisë – zooteknikës

Lindi në nëntor të vitit 1957 në Trebisht të Dibrës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Peshkopi. Fakultetin e Veterinës e kreu në Tiranë, (I.L.B. të Kamzës) më 1982. Pas një përvoje të gjatë në Ndërmarrjet Bujqësore emërohet ligjërues në Katedrën e të Ushqyerit në Fakultetin e Veterinës të Kamzës. Në vitet 1993-1996 bëri studime për Doktoratë në Universitetin e Stuttgart –Hahershenit në Gjermani, ku edhe u doktorua më 1996. Po në Universitetin e Shtutgardit e kreu edhe specializimin në fiziologji e të ushqyerit të ripërtypsëve, mandej fitoi gradën “Asistent Profesor” dhe “Profesor”. Dr. Myqerem Tafaj ka dy monografi dhe tri tekste universitare dhe 10 artikuj shkencorë të botuara. Ky është anëtar i Shoqatës së Fiziologjisë së të Ushqyerit me Qendër në Frankfurt të Gjermanisë. Dr. M.Tafaj ka qenë në shumë funksione me rëndësi, të Shtetit Shqiptar si dhe në Ministrinë e Arsimit dhe ministër i kësaj Ministrie. Është zgjedhur ekspert për politikat e Arsimit të Ballkanit në kuadër të Paktit të Stabilitetit, për vlerësimin e Projekteve TEMPUS.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.