← Shfleto

Muzafer Xhaxhiu

Magjistër e shkencave të filologjisë

Lindi më 1921 në Gjirokastër. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Filologjisë e kreu në Moskë. Dyzetvjet (1952-1992) ka punuar si pedagog i letërsisë greke dhe romake në Universitetin e Tiranës ku edhe mori gradën shkencore doktor i Filologjisë. Dr. Muzafer Xhaxhiu me krijimtari letrare u mor që nga vitet e dyzeta të shekullit që shkoi. Shkroi poezi për të rritur njëherit u mor edhe me studime të letërsisë shqipe dhe të asaj botërore. Ka të botuara 12 vepra. Jeton në Tiranë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.