← Shfleto

Mustafë Shabani

Doktor i shkencave të veterinarisë

Lindi më 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Veterinës e kreu në Zagreb më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Zagreb, ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1969 me temën: ”TIPIZIMI I TIPEVE ENTEROPATIGJEN TË SEREOTIPIT E-COLI E PARAQITJES SË BARKQITJES INFATALE TE SHPEZËT ME NDIHMËN E METODËS SË IMUNOFLUOROSCENCËS”(kr). Mr. Mustafë Shabani doktoroi në Fakultetin e Veterinës të Zagrebit në dhjetor të vitit 1979 me temën: ” FREKUENCA E SEROTIPEVE ANIMALE DHE HUMANË E ESCHERIACHIA COLI ENTEROPATOGJENE TE FËMIJËT SI KONTRIBUT I EPIDEMIOLOGJISË SË SINDROMIT DIAREAL TE FËMIJËT”(kr). Dr. Mustafë Shabani së pari punoi si veterinar në Deçan, mandej në Institutin e Hulumtimeve Shkencore në Bujqësi dhe Veterinari të Prishtinës. Specializimin e kreu në Institutin Lui Paster të Parisit, mandej u zgjodh asistent i mikrobiologjisë me parazitologji në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof.ordinar në këtë fakultet. Aktualisht punon në Laboratorin e Mikrobiologjisë si firmë private në Prishtinë. Ka të botuara disa punime shkencore

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.