← Shfleto

Mustafë Pllana

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në qershor të vitit 1956 në Shtitaricë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Pantinë dhe e kreu në Vushtrri, kurse të mesmen (Gjimnazin) e kreu në Mitrovicë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1984 me temën: ”MARKETINGU INTEGRAL NË KOMBINATIN “TREPÇA”(kr). Mr. Mustafë Pllana doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1997 me temën: ”METODAT E PROGNOZIMIT TË KËRKESËS PËR PRODUKTET INDUSTRIALE”. Dr. Mustafë Pllana e ka punuar një temë të doktoratës në ish – Jugosllavi, por për shkaqe të luftës nuk e mbrojti. Dr. Mustafë Pllana punon aktualisht si kryetar i Këshillit Ekzekutiv të komunës së Mitrovicës. Ka të botuara më tepër se 30 punime shkencore dhe 3 libra nga lëmi i marketingut dhe i ekonomisë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.