Mustafë Muhaxheri
Doktor i shkencave teknike – ndërtimtarisë
Lindi më 1952 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë e kreu në Zagreb më 1976. Studimet pasuniversitare i nisi në KTH-Stokholm dhe i vazhdoi në Fakultetin e Makinerisë-Anijendërtimtarisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1983 me temën: ”NDIKIMI I KRITEREVE TË KONFORIT NË KURSIMIN E ENERGJISË”(kr). Mr. Mustafë Muhaxheri doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Sarajevës në tetor të vitit 1991 me temën: ”KRITERET QË NDIKOJNË NË KURSIMIN E ENERGJISË GJATË VENTILACIONIT”(sr). Dr. Mustafë Muhaxheri së pari punoi në KTH në Stokholm e mandej në Entin e Urbanizmit të Pejës dhe si prof. inordinar i lëndës Pajisjet ftohëse në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës. Ka të botuara 15 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.