← Shfleto

Mustafë Dauti

Doktor i shkencave të bujqësisë – pedologjisë

Lindi më 1936 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Sarajevë më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1974 me temën: ”NDIKIMI I MBETJES SË KULTURËS SË LAVËRTARISË DHE VETITË E SMONICËS NË KOSOVË”(kr). Mr. Mustafë Dauti doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë në Sarajevë në mars të vitit 1978 me temën: ”STUDIMI I NDIKIMIT TË HERBICIDEVE NË NDRYSHIMIN E VETIVE FIZIKE, KIMIKE DHE BIOLOGJIKE TË SMONICËS SË KOSOVËS”(sr). Dr. Mustafë Dauti së pari filloi punën si mësimdhënës në Shkollën Bujqësore të Prishtinës, mandej në SHLB, më 1974 zgjidhet ligjërues i lëndës Pedologjia me bazat e gjeologjisë, mandej punoi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar. Ka qenë në specializim në Bullgari, Hungari, Danimarkë e Holandë. Ka të botuar 44 punime profesionale. Ka mbetur në punë në Fakultetin e Bujqësisë edhe pas masave të dhunshme të pushtetit serb në Universitetin e Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.