← Shfleto

Mustafë Bytyçi

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në tetor të vitit 1947 në Istog(Burim). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (normalen) në Pejë. FSHMN-Dega e Fizikës e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN dhe në Institutin “R. Boshkoviq” të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1978 me temën: ”ANALIZA EPR E RADIKALEVE JONIKE NË KRISTALET E RREZATUARA TË IZOCITOSINIT”(kr). Mr. Mustafë Bytyçi doktoroi në FSHMN të Prishtinës në mars të vitit 1984 me temën: ”HULUMTIMET DHE IDENTIFIKIMI I GJURMËVE TË BËRTHAMAVE TË RËNDA KOSMIKE NË MINERALET E METEORITËVE DHE TË HANËS”. Dr. Mustafë Bytyçi së pari punoi si prof. i fizikës në Gjimnaz të Istogut. Më 1973 zgjidhet asistent i Fizikës për kimistë, që më vonë arriti deri te prof. ordinar i fizikës bërthamore në FSHMN të Prishtinës, edhe tash punon. Është specializuar në Rusi. Ka të botuara 36 punime shkencore në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Ka të botuara tekste të fizikës për shkolla të mesme dhe universitare si autor-bashkasutor. Ka qenë shef i Katedrës së Fizikës në FSHMN të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.