← Shfleto

Mustafë Bacaj

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1942 në Dubravë të Vogël të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Banjë të Pejës, kurse Bujqësoren në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë, e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Qendrën për Studime pasuniversitare në Zagreb, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1976 me temën:” PRECIPITACIONI I ALUMINIT NGA BASHKËDYZIMET TË Ph NË INTERVAL TË TEMPERATURËS SË NDRYSHME”(kr). Mr. Mustafë Bacaj doktoroi në FSHMN në Prishtinë në korrik të vitit 1981 me temën:”APSORPCIONI I PLUMBIT NË SiO2 DHE Al2O3 dhe MnO2 NË SISTEMET UJORE NATYRORE” Dr. Mustafë Bacaj në fillim punoi si prof. i kimisë në Gjimnaz të Istogut e më 1970 u zgjodh asistent i kimisë analitike-kuantike dhe arriti deri në prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara më tepër se 30 punime shkencore dhe ka 40 kumtesa dhe 7 tekste shkollore dhe 2 tekste universitare nga lëmi i kimisë. Dr. M. Bacaj ka qenë edhe shef i Katedrës së Kimisë në FSHMN të Prishtinës dhe kryeredaktor i revistes shkencore “Acta chemica Kosovica”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.