← Shfleto

Mustafë Aliu

Doktor i kineziologjisë – kulturës fizike

Lindi më 1949 në Gadime të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (normalen) në Ferizaj, fakultetin e kulturës fizike e kreu në Sarajevë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Kulturës Fizike në Zagreb ku edhe magjistrua në prill të vitit 1982 me temën:” CA RELACIONE NË MES FORCËS EKSPLOATIVE, REPERATIVE DHE STATIKE”(kr). Mr. Mustafë Aliu doktoroi në Fakultetin e Kulturës Fizike në Sarajevë në korrik të vitit 1991 me temën: ”ZHVILLIMI MORFOLOGJIK I DISA KARAKTERISTIKAVE MOTORIKE TË POPULLATËS SHKOLLORE DHE NDRYSHIMET E ATYRE KARAKTERISTIKAVE TË MOSHËS KRONOLOGJIKE”(sr). Dr. Mustafë Aliu në fillim punoi si mësues e si prof. i eduketes fizike në Gjimnazin e Lipjanit, si drejtor i këtij gjimnazi dhe këshilltar pedagogjik i kulturës fizike në komunën e Lipjanit. Që nga themelimi i Fakultetit të Kulturës Fizike të Prishtinës, u inkuadrua së pari si asistent e më vonë arriti deri te prof. ordinar i volejbollit në këte fakultet ku edhe sot punon. Ka qenë prodekan dhe ka të botuara disa punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.