← Shfleto

Muslim Mulliqi

Magjistër i artit figurativ

Lindi më 1934 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse atë të Artit e kreu në Pejë. Akademinë e Arteve Figurative e kreu në Beograd më 1959. Po në këtë akademi i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në qershor të vitit 1971 me temë:”KOMPOZIMI”(sr). Mr. Muslim Mulliqi së pari punoi në Sekretariatin Krahinor të Kulturës në Prishtinë e më 1962 u zgjodh ligjërues i Artit në SHLP në Grupin e Artit Figurativ në Prishtinë ku mori gradën prof. ordinar. Ka qenë dekan i Fakultetit të Arteve të Prishtinës. Mr. Muslim Mulliqi është fitues i shumë shpërblimeve dhe Urdhrit Merita për popullin me Kurorë të Argjendtë. Ka ekspozuar punimet e veta në vend dhe jashtë. Më 1979 u zgjodh anëtar Korrespondent i ASHA të Kosovës më vonë edhe anëtar i rregullt i kësaj akademie të Prishtinës. Vdiq në Prishtinë më 1998.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.