Musli Halimi
Doktor i shkencave juridike
Lindi në tetor të vitit 1948 në Rakovec të Tetovës. Shkollën fillore dhe Normalen i kreu në Tetovë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Shkupit ku edhe magjistroi në maj të vitit 1988 me temën:”SOLUTIO (PLOTËSIMI) SI MËNYRË E SHUARJES SË OBLIGACIONIT NË TË DREJTËN ROMAKE DHE NË TË DREJTËN BASHKËKOHORE”(ma). Mr. Musli Halimi doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në janar të vitit 2003 me temën: ”MARRËDHËNIET JURIDIKO CIVILE NË LIGJEN E XII TABELARE”. Dr. Musli Halimi së pari punoi si mësimdhënës në rrethin e Tetovës, mandej në Prokurorinë Publike të Ferizajt e Kaçanikut, më 1973 u zgjodh asistent e mandej ligjërues i lëndës E drejta Romake në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku edhe punon, ligjëron në të dy universitetet e Tetovës. Ka të botuara 13 njësi bibliografike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.