← Shfleto

Musa Vila

Magjistër i shkencave të hadithit

Lindi në maj të vitit 1970 në Han të Elezit-Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Medresenë në Prishtinë. Fakultetin e Shkencave të Hadithit i kreu në Medine më 1995. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Al-Al Bayt në Mafraq të Jordanisë ku edhe magjistroi në maj të vitit 1999 me temën: ” POROSITË PROFETIKE MBI TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT”(ar). Mr. Musa Vila pas magjistrimit u punësua në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë si ligjërues i shkencës së Hadithit në këtë fakultet. Ka të botuara 24 punime profesionale dhe 12 punime shkencore si dhe 2 tekste universitare dhe një libër.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.