Musa Dërguti
Magjistër i shkencave të sociologjisë
Lindi më 1944 në Brusnik të Vushtrrisë. Shkollën fillore e nisi në Vërnicë dhe e kreu në Vushtrri, kurse të Mesmen (gjimnazin) e kreu në Mitrovicë. Fakultetin Filozofik-Dega e Pedagogjisë e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1979 me temën: ”STUDIMET SOCIOLOGJIKE VETËQEVERISËSE TË EDUKIMIT DHE TË ARSIMIT NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Mr. Musa Dërguti punën e filloi si profesor i sociologjisë dhe filozofisë në Qendrën Shkollore të Vushtrrisë, ku punoi si pedagog deri në vdekje. Vdiq në Vushtrri më 2001.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.