Murtezan Ismaili
Doktor i shkencave të natyrës – kimisë
Lindi në korrik të vitit 1949 në Siçan të Tetovës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Tetovë. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biokimisë - në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1976 me temën: ”ALKONET SI PROKURSOR TË BIOSINTEZËS SË LIPIDEVE NË TRU TË MINJËVE EXP”(kr). Dr. Murtezan Ismaili doktoroi në FSHMN të Zagrebit në dhjetor të vitit 1986 me temën:” SINTEZA E KOMPONIMEVE HETEROCIKLIKE NË BAZË KUMARINIKE ME VEPRIM ANTIKANCEROGJEN”(kr). Dr. M.Ismaili u zgjodh asistent i biokimisë në FSHMN-Dega e Kimisë - në Prishtinë, ku arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 22 punime shkencore, 5 punime profesionale, 4 tekste për shkolla të mesme dhe 3 tekste universitare. Dr. M.Ismaili ligjëron edhe në Universitetin e Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.