← Shfleto

Murteza Osdautaj

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në prill të vitit 1964 në Isniq të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Deçan. Fakultetin e Filologjisë-Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i kreu në Prishtinë më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, kurse magjistroi, në shtator të vitit 1997 me temën: ”KOMPOZICIONI I LAHUTËS SË MALSISË”. Mr. Murteza Osdautaj doktoroi ne Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë me temën: “POETIKA E VEPRES SE DITERO AGOLLIT”. Dr. M. Osdautaj së pari punoi si mësimdhënës i Gjuhës Shqipe në Gjimnaz të Deçanit, mandej në Shkollën fillore”Isa Boletini” të Isniqit. Ka punuar në Kuvendin komunal-sektori i Arsimit në Deçan si dhe në drejtorin komunale të arsimit po aty. Mr. M. Osdautaj nga “Bata e Re” me 1989 ka marrë çmimin e parë për poezinë më të mirë, nga “Zeri” mori çmimin e dytë për poezinë më të mirë. Ka 4 libra poezish të botuara, ka edhe 25 recensione dhe 50 punime poetike në gazeta të ndryshme. Ka vazhduar punën shkencore dhe më vonë edhe ka doktoruar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.