← Shfleto

Murat Zejnullahu

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në tetor të vitit 1949 në Banullë të Lipjanit. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Gllogoc të Lipjanit, kurse Gjimnazin e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitar i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, në dy lëmnj, Pediatria klinike dhe Gjenetika mjekësore ku i dha të gjitha provimet për të dyja drejtimet dhe magjistroi në të njëjtin fakultet në maj të vitit 1988 me temën: ” FREKUENCA DHE RËNDËSIA E MALFORMACIONEVE NË PUNËN E PËRDITSHME TË PEDIATIT”(kr). Mr. Murat Zejnullahu tezën e doktoratës e përgatit në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit ku e bëri edhe specializimin, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në qershor të vitit 1993 me temën: ”ANOMALITË SI SHKAKTARË TË PROBLEMEVE KLINIKE TE FËMIJËT”. Nga gjenetika mjekësore. Dr. Murat Zejnullahu së pari punoi si mjek në Lipjan, më 1997 u zgjodh asistent i Pediatrisë dhe i Gjenetikës mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë ku tash është prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 26 punime shkencore si autor dhe 45 punime si koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.