← Shfleto

Murat Murati

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në tetor të vitit 1942 në Zajaz të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Shkup, ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Biologjisë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”KONTRIBUT I NJOHJES SË LIKENOFLORËS NË MALEVE E SHARRIT”(kr). Mr. Murat Murati doktoroi në të njëjtin fakultet të Zagrebit në qershor të vitit 1977 me temën: ”HULUMTIMET LIKENOLOGJIKE NË MALET E SHARRIT”(kr). Dr. Murat Murati punoi si mësues e prof. i biologjisë në Gjimnaz të Shkupit. Më 1972 kaloi në SHLP”B.Curri” të Gjakovës si prof. i lëndës së Higjenës, Sistematika e bimëve të ulëta dhe të larta dhe i metodikës së biologjisë, ligjëron Sistematikën e bimëve të Ulëta në FSHMN Dega e Biologjisë në Prishtinë. Tash është prof. në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, ku ka qenë edhe dekan i këtij fakulteti. Ka të botuara 60 punime shkencore, 50 punime profesionale, tekste për shkolla fillore dhe të mesme si dhe 6 tekste universitare dhe 10 libra të ndryshme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.