Mullai Hafizxhemajl
Magjistër i fesë islame
Lindi më 1881 në Dibër të Vogël. Mësimet fillestare fetare i nisi në vendlindje, shkollimin e mëtejmë e vazhdoi në Stamboll, ku i kreu edhe Studimet e Larta të teologjisë islame, aty e kreu edhe drejtësinë. Pas kryerjes së shkollimit të lartë edhe magjistroi dhe u emërua profesor i Universitetit e teologjisë në Stamboll e më vonë u zgjodh Anëtar i Gjykatës Islamike. Më 1939 u zgjodh deputet i Dibrës dhe Kryetar i Komitetit të Drejtësisë në Parlamentin e Turqisë. Si njohës i Jurisprudencës ka dhënë kontribut të çmuar në hartimin e Kushtetutës së Shtetit Shqiptar. Mr. Hafizxhemajli ishte armik i përbetuar i fashizmit italian e për atë ai më 1913 u internua në Itali. Pas kthimit nga internimi Mr. Hafiz Xhemajli e la politikën dhe punoi si mësimdhënës në Medresenë e vendit, ku më vonë nga regjimi i kohës u largua nga puna dhe banesa dhe u transferua në Tiranë ku ka jetuar në kushte të mjerueshme. Ky patriot aftësinë e vet fetare dhe intelektuale e vuri në shërbim të fesë dhe atdheut të vet. Mr. Hafizxhemajli vdiq në varfëti të thellë në Tiranë më 1959.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.