Mujë Shala
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1950 në Leçinë të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në prill të vitit 1987 me temën: ”VEÇORITË E MORBIDITETIT DHE MORTALITETIT NEONATAL NË KOMUNËN E PRISHTINËS (kr). Mr. Mujë Shala doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 1989 me temën: ”LAKORET E PËRCENTILEVE PËR TË PORSALINDURIT NË KOMUNËN E PRISHTINËS” Dr. Mujë Shala në fillim ishte mjek në Shtëpinë e Shëndetit të Skenderajt e prej vitit 1979 punon në Klinikën e Pediatrisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës dhe arriti deri te prof. inordinar i lëndës Pediatria. Ka të botuara 23 punime shkencore shumicën si autor dhe 17 si koautor. 2 tekste për shkolla të mesme, 1 tekst universitar dhe 3 libra të ndryshme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.