Mujë Plakolli
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1945 në Letanc të Podujevës(Besianë). Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Podujevë. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1974 me temën: ”KONTRIBUT NJOHJES SË VETIVE SEROLOGJIKE DHE DISA VETIVE TË TJERA TE DISA VIRUSEVE TË KRYQORËVE”(kr). Mr. Mujë Plakolli doktoroi në FSHMN të Prishtinës në mars të vitit 1983 me temën: ” MIKROFLORA E UJËRAVE EFLUENTE TË KXEKM “KOSOVA” NË OBILIQ DHE ROLI I SAJ NË ZHVILLIMIN E FENOLEVE”(sr). Dr. Mujë Plakolli më 1970 u zgjodh asistent i Mikrobiologjisë në FSHMN në Dega e Biologjisë në Prishtinë, ku arriti deri te prof.ordinar i Mikrobiologjisë aplikative, Virusologjisë dhe Mikrobiologjisë industriale në këtë fakultet. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë. Është pjesëmarrës në disa projekte të lëmit të ujërave në Kosovë
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.