← Shfleto

Muhib Lohaj

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në shtator të vitit 1960 në Mirash të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje të mesmen në Ferizaj. FSHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”LARGIMET E RENDIT KUAZIDIAGONAL DHE APROKSIMIMI ME NDIHMËN E OPERATORËVE”(kr). Mr. Muhib Lohaj doktoroi në FSHMN të Prishtinës në qershor të vitit 2000 me temën: ”OPERATORËT KUAZIODIAGONALË DHE KUAZITRINGULARË NË HAPËSIRAT SEPARABILE TË HILBERT-it”. Dr. M. Lohaj së pari punoi si prof. i matematikës në Ferizaj pastaj u zgjodh asistent i matematikës I në Katedren e Matematikës të FSHMN të Prishtinës, më vonë edhe ligjërues i kësaj lënde, edhe në Degën e Fizikës mban Analizën III. ushtrime. Ka të botuara 4 punime shkencore dhe 1 tekst për shkolla të mesme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.