Muhedin Salihamixhiqi
Doktor i shkencave të mjekësisë – neopsikiatrisë
Lindi më 1925 në Babule të Kavadarcit. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në Mitrovicë. Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1962 doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në qershor të vitit 1978 me temën:”PSIKOTERAPIA E ORIENTUAR SOCIODINAMIKE E FAMILJES NË DRITËN E PROFILAKSISË PRAKTIKE”(sr). Dr. Muhedin Salihamixhiqi së pari punoi si mësimdhënës në Gjimnaz të Mitrovicës, mandej si mjek në Gjakovë, në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Specializimin për neuropsikiatri e bëri në Zagreb, më 1971 u zgjodh ligjërues i neopsikiatrisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arrit deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 23 punime shkencore. Vdiq në Prishtinë më 1995.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.