Muhedin Grapci
Magjistër i shkencave të bujqësisë
Lindi më 1939 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, kurse fakultetin e Bujqësisë e kreu në Zagreb më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1966 me temën:” ?“(sr). Mr. Muhedin Grapci ka qenë magjistri i parë i shkencave të Bujqësisë në Kosovë. Në fillim punoi në Institutin Bioteknik të Pejës. Specializimin për Bujqësi e bëri në Francë. Mr. M. Grapci ishte entuziast si punëtor shkencor-hulumtues në Institutin Bioteknik të Pejës, por vdekja ia ndërpreu punën në moshën 30 vjeçare. Vdiq në Pejë më 1969.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.