← Shfleto

Muharrem Sopi

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi më 1941 në Bukosh të Suharekes (Therandë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik – Dega e Gjuhës Ruse e kreu në Prishtinë më 1972. Në të njëjtin fakultet të Prishtinës i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në mars të vitit 1986 me temën: ”PREZENTIMI DHE PËRKTHIMI I LETËRSISË POPULLORE SHQIPTARE NË GJUHEN RUSE”. Mr. Muharrem Sopi fillimisht punoi si profesor i gjuhës ruse në Gjimnazin e Prizrenit, kurse me 1974 u zgjodh lektor i gjuhës ruse në Katedren e Gjuhës Ruse të Fakultetit Filozofik të Prishtinës dhe aktualisht punon si ligjërues i kësaj gjuhe në këtë fakultet. Mr. M. Sopi ka specializuar gjuhën ruse në BRSS dhe ka hartuar tekste të gjuhës ruse për shkolla fillore. Merret me përkthime nga rusishtja në shqipe dhe anasjelltas dhe ka disa përkthime.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.