Muharrem Meholli
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi më 1942 në Shtitaricë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Pantinë, kurse të mesmen (Ekonomiken) në Vushtrri. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1975 me temën: ”ZHVILLIMI EKONOMIK I KSA TË KOSOVËS NË PERIUDHËN E PASLUFTËS”(kr). Mr. Muharrem Meholli ka punuar në Sekretariatin Krahinor të Financave në Prishtinë dhe në Institutin e Bujqësisë në Fushë Kosovë si bashkëpunëtor profesional dhe hulumtues i pavarur. Mr. M. Meholli e pregatiti disertacionin në Zagreb, por lufta në Kroaci e pengoi ta mbronte. Ka të botuara disa punime shkencore dhe profesionale. Aktualisht punon në Ministrinë e Bujqësisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.