Muharrem Gashi
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1936 në Tërnoc të Bujanocit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Nish. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1963. Pas specializimit doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shtator të vitit 1978 me temën: ”PËRPARSITË E DISA NDRYSHIMEVE KIRURGJIKE NË KIRURGJINË E TUMOREVE NË MEDIASTINUM”(sr). Dr. Muharrem Gashi së pari punoi si mjek në Gjilan, mandej në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Prishtinës. Më 1972 u zgjodh asistent i Kirurgjisë së Përgjithshme dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Specializoi në Beograd dhe në Karolinën Veriore Ka të botuara 130 punime shkencore si autor-koautor, ka 4 tekste universitare. Jeton në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.