Muharrem Fetiu
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi në janar të vitit 1945 në Peçan të Suharekës (Therandës). Shkollën fillore e kreu në Suharekë, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1975. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1981 me temën: ”VEPRIMTARIA POLITIKE-KULTURORE E KOMITETIT SHQIPTAR TË STAMBOLLIT”. Mr. Muharrem Fetiu së pari punoi si mësues e prof. në shkolla të mesme të Suharekës e mandej kaloi në Fakultetin Filozofik si referent për Studime pasuniversitare e prej aty në Fakultetin e Filologjisë në të njëjtën detyrë. Jeton dhe punon në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.